Futboll Seria A Sport

SHPALOS OBJEKTIVAT ME EKIPIN “ZIKALTËR”/ Rrëfehet Antonio Konte: Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi…

Antonoi Konte u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Interit. Edhe pse zyrtarizimi u bë në datën 31 maj, tekniku italian doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve teksa foli për këtë aventurë të re. 49-vjeçari rrëfeu zgjedhjen teksa shpalosi objektivat e skuadrës zikaltre. Për Konten ishte shumë e thjeshtë të firmoste me Interin, duke qenë se klubi dhe ai ndanin të njëjtin vizion.

“Ishte shumë e lehtë për të zgjedhur Interin, sepse gjetëm njëri-tjetrin me të njëjtin vizion, duke ndarë të njëjtën ambicie me drejtorin dhe presidentin. Prezenca e Marotës ishte një nxitje e rëndësishme. Inter ka ambicie të mëdha. Një nga klubet më të rëndësishëm në botë.

Unë jam njeri që nuk vendos limite dhe nuk dua që dikush tjetër të na vendosë limite në fillim të sezonit. Nëse i vendos limite vetes, më pas duhet të gjej alibi. Në vitet e fundit ka patur një diferencë të madhe mes Juventusit dhe skuadrave të tjera, tani është edhe Napoli. Ne duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët për të ngushtuar diferencën. Ne duhet ta fillojmë me ambicie dhe të japim më të mirën.

Unë falënderoj drejtorin. Mendoj se lojtarët më të mirë duhet t’i kemi në fushë. Unë premtoj që do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë.Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe t’i ndaj me lojtarët që do marrim. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Do t’u kërkoj futbollistëve të largohen nga fusha me një fanellë të djersitur.

Me ego nuk shkon askund dhe nuk besoj se mendoj kështu. Ne duhet të arsyetojmë të bashkuar dhe në kohezion. Të gjithë së bashku mund të marrim më shumë pikë, do të duhet të iu tregoj rrugën. Kjo është puna ime. Unë do të iu tregoj rrugën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, lojtarët dhe klubi janë dakord dhe ne duhet të ecim me mentalitet fitues.

Është një aventurë e bukur. Jam i emocionuar sepse unë rifilloj pas një viti paaktivitet në një klub me tradita të mëdha. Nuk është e drejtë të bëjmë krahasime me të kaluarën, sepse kemi të bëjmë gjithmonë me situata të ndryshme. Nga nesër do të fillojmë punën.

Mendoj se kampionati italian po lëviz në drejtimin e duhur pas një periudhe ku qëndroi në vend. Po kuptohet rëndësia për të shpenzuar për infrastrukturat, stadiumet në pronësi. Po punohet për marketing, në Angli është fantastike. Kanë qenë të aftë që ta bëjnë Premier kampionatin më të kërkuar për të drejtat TV. Kjo ka sjellë shumë para Kanë bashkuar fuqinë ekonomike me kompetencat teknike, trajnerët e huaj i kanë përmirësuar.

Sot të frikësojnë sepse kanë gërshetuar kompetencën teknike me atë ekonomike. Por, me durim, edhe Italia është në drejtimin e duhur. Nuk është çështje mentaliteti, në fillim nuk kishte disiplinë taktike. Tani mendoj se ardhja e shumë trajnerëve të huaj ka sjellë një përmirësim në aspektin teknik-taktik, duke ruajtur intensitetin”.

Ikardi dhe Naingolan? “Mendoj se klubi ka pasur kohën e nevojshme për të marrë vendime! Jam totalisht me linjën dhe vullnetin e klubit, sepse ne duhet të jemi një gjë e vetme”.

Related posts

DY BARAZIME RADHAZI NË KAMPIONAT/ Mesfushori Cuadrado: Edhe në 2015 e nisëm keq, me ekipet e mëdha japim…

Delo.autor

PËRMBYSJE KAMPIONËSH/ Tirana zgjohet në Shkodër, Vllaznia në krizë totale, titulli komplikohet ndjeshëm

Delo.autor

E BUJSHME/ PSG ka gati 75 milionë euro për një SUPER TALENT 22-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment