Gossip

YLLI HOLANDEZ U PREZANTUA TEK BARCELONA/ Mesazhi emocionues i të fejuarës së De Jong: Më kujtohet kur ishe i dëmtuar dhe…

Të premten Frenki De Jong u prezantua si lojtari më i ri i Barcelonës, megjithëse zyrtarizimi i tij si lojtar i katalanasve ishte bërë muaj më parë.

Gjatë prezantimit në krahë ishte edhe partnerja e tij, e cila dukej mjaft e lumtur për bashkëshortin e saj.

Pas prezantimit ajo ka shkruar një mesazh emocionues në “Instagram”: “Jam shumë e emocionuar dhe kam mbetur pa fjalë. 20 mijë të pranishëm në “Kamp Nou”, vetëm për të të ndjekur ty, dhe për të thirrur emrin tënd! Në këtë moment më kujtohet se çfarë ndodhte një vit më parë, kur ishim me pushime dhe ti ishe i dëmtuar. Më ke thënë: Objektivi im është të jem titullar me Ajaksin dhe të luaj me Holandën. Shiko ku jemi pas një viti. Ti ia dole. Ne ia dolëm.”-shkruan e fejuara e 22-vjeçarit.de jong

 

Related posts

ZBULON GJITHÇKA NGA RRJETET SOCIALE/ Ish-gruaja e Evra: Është një mi halesh

Delo.autor

“PUNO FORT, LUAJ FORT”/ Antonio Conte “infekton” edhe modelen e njohur britanike (FOTO)

Delo.autor

Pasi parashikoi ndeshjen Roma-Liverpool, ish-banorja e Big Brother kërkon oferta për parashikime të tjera (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment