Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NJË SKANDAL FALSIFIKIMI DOKUMENTASH/ Hamdi Salihi dënohet nga Federata Austriake

Federata Austrisë ka dënuar këtë javë Hamdi Salihin, i-sh futbollisti i kombëtares sonë dhe aktualisht zëvendës-trajneri i saj. Ai është përfshirë në një skandal falsifikimi dokumentesh për regjistrimin në kampionat. Një skandal i rëndë që ka sjellë rënien nga kategoria të klubit ku ai mbylli karrierën, Viener Nojshtad, e me shumë mundësi i ka mbyllur rrugë edhe punësimit të Salihit në këtë klub në të ardhmen pasi ai do të ndryshojë pronarë.

Gjithçka nisi nga kërkesa e Viener Nojshtad, për t’u regjistruar në sezonin e ri. Me sa duket klubi nuk paguante prej kohësh lojtarët dhe stafin por presidentja Katja Putzenlehner, u kishte mbushur mendjen të gjithëve që të mos e bënin publike një gjë të tillë në mënyrë që të mos rrezikohej licenca e regjistrimit për sezonin pasardhës. Në Austri, nëse stafi teknik dhe lojtarët deklarojnë me shkrim se klubi nuk u ka detyrime, kjo depozitohet në Federatë dhe klubi për përputhje me rregulloret e licencimit merr edhe një bonos prej 200 mijë eurosh.

Stafi dhe një përfaqësues i lojtarëve, më saktësisht Hamdi Salihi, firmosën dokumentin, edhe pse klubi ishte i përfshirë në borxhe të shumta dhe Viener Nojshtad ishte pranë sigurimit të licencës. Por klubi shkarkoi trajnerin dhe ky i fundit si hakmarrje, bëri publik faktin se dokumentet janë të falsifikuar. Sigurisht që hetimi i federatës nxori në pah mashtrimin dhe klubit iu hoq licenca dhe ra në kategorinë e tretë.

Related posts

“NUK DUHET TË KEMI FRIKË”/ Reja para Polonisë: Do të tentojmë deri në fund

Delo.autor

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

Delo.autor

Arsenal e dëshiron Nagelsmann si zëvendësues të Wenger (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment