Futboll Seria A Sport

“PROFESIONI IM ËSHTË BËRË I VËSHTIRË”/ Flet Giampaolo: Do të isha i shqetësuar nëse…

Ditën e sotme Milani, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me portugezët e Benfikës, në orën 21:00.

Në një intervistë para ndeshjes, tekniku kuqezi është shprehur: “Në ndeshjen kundër Bajernit më pëlqeu përkushtimi dhe fakti që djemtë luajtën me besim, duke gjetur linjat e mendimeve që u përpoqëm t’i zhvillonim në stërvitje. Do të kisha qenë i shqetësuar nëse nuk do të kisha parë këto që iu thashë më lart. Unë shoh besim dhe angazhim tek lojtarët tim. Në këto përgatitje ne rrezikojmë të humbasim disa lojtarë nga dëmtimet, por për fat të mirë përveç Teo Hernandez, jemi në rregull. Profesioni im është bërë më i vështirë, por për aq kohë sa kam pasionin, do ta përballoj. E di se çfarë janë përgjegjësitë  e profesionit tim.”, u shpreh Xhampaolo.67403892_2350619708307431_5487119298176483328_n

Kujtojmë se për Milanin sot do të jetë ndeshja e dytë miqësore në tokën amerikane, pas asaj të humbur 1-0 kundër Bajern Mynihut.  Gjithashtu kuqezinjtë do të luajnë edhe me Mançester Junajtid në 3 gusht, duke e mbyllur për këtë vit edhe përgatitjen parasezonale, ku më pas do të zhvillojnë edhe ndeshjen kundër Feronikelit në 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related posts

DE LIGT LOJTARI I RI I JUVENTUS/ Flet agjenti Raiola: Ka mentalitetin e Nedved dhe ambicien e…

Delo.autor

MERKATO PARA “EL CLASICOS”/ “Katalanasit” kryejnë lëvizje për 12 milionëshin e Liverpoolit…

Delo.autor

BETEJA PSG-REAL MADRID/ Çfarë sfide për Mbappe, nga trefishimi i pagës tek oferta “GALOPANTE”…

Delo.autor

Leave a Comment