Futboll Seria A Sport

NJË OFERTË VJEN PËR MOISE KEAN/ Juventus nuk mendohet, ja klubi që interesohet

Moise Kean është një nga talentet e dalë nga skuadra e Juventus. Pjesën e dytë të sezonit Kean, pati një shpërthim duke i ‘mahnitur’ të gjithë me performancën e tij. E për të filluan të interesoheshin shumë skuadra evropiane.

Siç raportojnë mediat e mëdha italiane, Juventusi ka refuzuar një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh nga ana e Everton për Kean. Një përgjigje e pritshme, duke parë besimin që Juventusi ka te i riu. Shumë shpejt djaloshi pritet të jetë një element kyç i “Zonjës”.

Për Klan është e interesuar edhe Ajaks, që i bën “presion” Juventusit ta përfshijë në marrëveshjen e transferimit të De Ligt në Torino. Gjithsesi duket gati e pamundur që Juventus të heqë dorë përfundimisht nga Moise.

Related posts

FESTË DHE PREMTIM PËR TIFOZËT/ Rashica i lumtur pas golit të parë me Besiktas

F.autor

CHAMPIONS/ Pas një kundërsulmi “vrasës”, Gabriel Jesues ndëshkon Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

Reagimet/ Heynckes i ngazëllyer, Butragueno do finalen

Sadik.Autor

Leave a Comment