Futboll La Liga Sport

Ylli brazilian i Real Madrid: “Nuk dua të jem Neymar i ri as Robinho…

Pas ndeshjes së të mërkurës mes Santos dhe Flamengos, e përfunduar në barazim 1-1, Rodrygo, talenti i ri brazilian foli për “O Estado de Sao Paulo” se me nënshkrimin e tij për Real Madrid, ka realizuar një prej objektivave të tij, ndonëse pranon se nuk ka ndërmend të qëndrojë aty. “Tashmë kam realizuar një prej synimeve të karrierës time, që ishte të transferohesha në një prej klubeve më të mëdha të Europës. Tani, objektivi im i radhës është që të bashkohem me ekipin e parë dhe një ditë të shpallem futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Rodrygo.

Futbollisti 17-vjeçar që do të bashkohet me “Los Blancos” sezonin e ardhshëm foli edhe për rolin e Brazilit në Kupën e Botës dhe do të bëjë të pamundurën që të jetë pjesë e kombëtares së ardhshme: “Ditën që Brazili u eliminua nga Kupa e Botës në Rusi, fola me babain tim dhe i thas: ‘Tani duhet të stërvitemi shumë, në 2022 duhet të jem atje, në Katar’”. Rodrygo pret me padurim të veshë fanellën e Real Madrid, gjithsesi është me këmbë në tokë dhe preferon të fokusohet në vitin që i ka mbetur te Santos përpara transferimit në Europë. “Njerëzit kanë nisur të imagjinojnë se si do të jem atje, por unë kam edhe një vit te Santos. Duhet të jem 100% i fokusuar këtu. Gjëra më të mira do të më presin te Real Madrid”, u shpreh ylli premtues brazilian, i cili në tentativë për të hequr nga vetja presionin e 45 milionë eurove që i kushtoi madrilenëve, deklaroi: “Nuk dua të jem Neymari i rid he as Robinho i ri. Unë jam Rodrygo”.

Related posts

“The Best”/ Nuk ka dyshime, trajneri më i mirë i vitit shpallet… (VIDEO)

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ NAPOLIT/ Gattuso: Kam një ekip të ri, ja kë më kujton Piatek

Delo.autor

DEKLARATA PËR NDESHJET E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mourinho provokon: Këta dy skuadra do të eleminohen…

Delo.autor

Leave a Comment