Futboll Premier League Sport

ANALIZA SIPAS “BOOKMAKERS”/ Solskjaer shkarkohet në nëntor nga “Djajtë e Kuq”, ja arsyet befasuese

Portali i basteve sportive, Star Spreads, ka analizuar sezonin e ri të Premier League-s në detajet më të vogla, duke dalë në përfundimin se Ole Gunnar Solakjer do të jetë trajneri i parë i shkarkuar në Angli. Premier League nis më 9 gusht dhe “bookmakers” kanë ekzaminuar dhe analizuar me shumë kujdes tendencat dhe precedentët e viteve të kaluara për të kuptuar se cilat mund të jenë lëvizjet në pankinë në sezonin 2019-2020.

Rezulton se muaji kur do të ndodhë shkarkimi i parë do të jetë nëntori (21% të mundësive) dhe se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë “viktima” e parë me 46% të mundësive për të lënë pankinën e “Djajve të Kuq”.

Cilat janë arsyet? Problemet e klubit në vitet e fundit dhe një fushatë blerjesh aspak eficiente. Ndjekin këtë klasifikim, Hogdson (Crystal Palace, 40%), Smith (Aston Villa, 38%), Wilder (Sheffield United, 36%), Farke (Norëich City, 34%) dhe Potter (Brighton, 24%).

Related posts

VESELI DHE BAJRAMI PRITEN TITULLARË/ Gjimshiti 1 muaj jashtë, si ndryshon Shqipëria ndaj Polonisë

Delo.autor

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Sadik.Autor

Ricciardo: Mercedes apo Ferrari? Dua titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment