Futboll Premier League Sport

Wenger: Gjithmonë do të jem tifoz i Arsenalit

Këtë fundjavë, Arsene Wenger e ka drejtuar Arsenalin në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe natyrisht se ka qenë një ndeshje plot emocione për strategun francez. Pasi të mbyllet sezoni, 68-vjeçari do të largohet nga posti i trajnerit të Topçinjve, ku qëndroi plot 22 vite.

Skuadra ia bëri një dhuratë të mirë në ndeshjen e fundit si vendas duke e mposhtur Burnleyn me rezultat 5-0.“Mendoj se është mirë që të mos flas publikisht për trajnerin e ri, sepse nuk jam i përfshirë në këtë gjë. Nuk dua t’i bëj presion klubit për të zgjidhur këtë ose atë… – sepse nuk dua të kem të bëjë me këtë”.

“Mendoj se ai do ta trashëgojë një skuadër që është shumë më e mirë sesa e mendojnë njerëzit. Jam i bindur se bashkimi i kësaj skuadre është shumë i veçantë dhe me lojtarët e rinj të duhur, ky ekip do të sfidojë në sezonin e ardhshëm”.

“Gjithmonë do të jem një tifoz i Arsenalit. Kjo është ajo që na bashkon në secilën qelizë të trupit, këto ëndrra dhe shqetësime”.“Gjëja pozitive e të qenit tifoz pasi të largohem është se mund t’i bërtas trajnerit të ardhshëm!”, ka thënë Wenger.

 

Gjatë kohës si trajner i Arsenalit, Wenger ka fituar tre tituj të ligës Premier dhe rekord prej shtatë trofesh të Kupës FA.

Related posts

Deputeti socialist shpërthen kundër Dukës: Ku të humbi magjia e sistemit?

Sadik.Autor

SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

F.autor

“MUND TË QËNDROJË PËRJETË TEK MILAN”/ Pioli: Episodi i golit të Giroud? Në Europë ato faulla…

Delo.autor

Leave a Comment