Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Hysaj largohet nga Napoli për tu zbarkuar tek klubi…

Atletico Madridi pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt transferimin e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet nga Napoli dhe mediat spanjolle shkruajnë se në ditët në vazhdim “Los Colchoneros” do të prezantojë blerjen e mbrojtësit të djathtë.

Shkodrani tashmë i ka valixhet gati dhe ai tashmë po pret vetëm arritjen e marrëveshjes dhe më pas të udhëtojë drejt Madridit.

Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve.

I lindur në vitin 1994, Hysaj nuk ishte në planet e trajnerit Carlo Ancelotti sezonin e kaluar, prandaj vendosi të largohej për të mos përfunduar prapë në stolin rezervë.

Related posts

BRAZILI NDALET NGA EKUADORI/ Peruja “flak” Venezuelën nga Copa America (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-GENOA/ Kampionët e Italisë kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ KASTRIOTIT/ Operohet titullari i Egnatias, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës…

Delo.autor

Leave a Comment