Futboll

Dikur njëri ndër më të mirët në botë, sot Samir Nasri kërkon një klub ku të luajë

A e mbani mend kur Manchester City arriti të ‘godas’ duke nënshkruar me yllin e Arsenalit, Samir Nasrin, duke i mposhtur shumë klubet të njohura evropiane që e donin francezin? 

Ishte vera e vitit 2011, kur City pagoi 25 milionë funte në atë kohë që ishte shifër shumë e madhe për një mesfushor.

Dikur yll te Arsenali

Pas gjashtë vitesh, City kishte vendosur që ta largonte Nasrin, duke vendosur që francezi të kalonte te Antalyaspor.

30-vjeçari zhvilloi vetëm tetë ndeshje me turqit, pasi kaloi nga Manchester City për 3.5 milionë euro.

Nasri tani është lojtar i lirë, por thashethemet e dërgojnë atë përsëri në Ligën Premier.

Titullin e kampionit me Cityn

Sipas Tutto Mercato, ishte West Ham që kishte shprehur gatishmëri për ta kthyer Nasrin në Ligën Premier.

Në të shkuarën Samir Nasri ishte një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier edhe  me fanellën e Arsenalit edhe me Manchester Cityn.

Çmimi i ulët që kishte paguar Antalyaspor dhe mosgatishmëria që Sevilla ta blinte edhe pse e kishte në klub, hedhin shumë pikëpyetje mbi lojtari.

Nasri te Sevilla

Një është e sigurt, një lojtar si Samir Nasri, shumë shpejt mund të bëhet me klub të ri, pasi emri që e ka do t’ia sigurojë një të tillë.

Related posts

IMPIANTI MODERN MERR FORMË/ Punimet drejt fundit, ja si duket nga brenda “Arena Kombëtare” (FOTO)

Delo.autor

“ROMELU LUKAKU VLEN MË SHUMË SE LEWANDOWSKI”/ Bobo Vieri: Inter i dënuar për titullin, por…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus në kërkim të një sulmuesi, piketon yllin e Napolit…

Delo.autor

Leave a Comment