Futboll Seria A

Juventusi iu ofron kontrata të reja 2 yjeve të skuadrës

Juventusi pritet t’iu ofrojë kontrata të reja dy supermbrojtësve të saj, Giorgio Chiellinit dhe Andrea Barzaglit në ditët në vazhdim.

Të dy mbrojtësit veteranë do të mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni, por “Zonja e vjetër” është e gatshme t’i mbajë ata ende në klub, transmeton Express.

Sipas Gazzetta dello sport, Chiellinit do t’i ofrohet ta zgjasë kontratën për edhe një vit me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, Barzaglit, do t’i zgjatet kontrata deri në qershor të vitit 2019.

“Do t’i ripërtërijmë [kontratat] shumë shpejt”, ka thënë Chiellini dje për Sky Sports.

“Nuk do të këtë befasi, çdo gjë do të ndodhë pa probleme në muajt e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Related posts

Gennaro Gattuso paralajmëron lojtarët e Milanit: Nëse nuk stërviten, do ta kenë fatin e Kalinicit

Q.Autor

Napoli fiton ndaj Sampdoria, por Juvja shpallet kampion (VIDEO)

Sadik.Autor

TËMETI TRAGJIK/ Granit Xhaka: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment