Futboll Seria A Sport

“FALENDEROJ BARCELONËN”/ Arthur: Të luaj me Ronaldon një ëndërr e bërë realitet, prioriteti kryesor është…

Artur Melo thotë se u bind nga projekti ambicioz i Juventusit, dhe zbuloi ëndrrën e tij për të luajtur me Kristiano Ronaldo. Mesfushori brazilian u prezantua sot si lojtar i bardhezinjëve.

artur melo

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Falenderoj familjen time, menaxherin, Paratiçin dhe të gjithë që më mirëpritën”, tha Arturi në konferencë për shtyp. “Kam privilegjin të luaj me lojtarë të mëdhenj, të luash me Ronaldon është një ëndërr e bërë realitet.Projekti më bindi, ishte shumë ambicioz. Kam privilegjin të luaj nën drejtimin e Pirlos. Fitimi i Championsit është prioriteti kryesor. Bashkë me shokët do mundohemi ta arrijmë këtë qëllim”.

Më pas braziliani foli edhe për Barcelonën, pasi Artur u shkëmbye me mesfushorin e Juventusit, Pjaniç. “Unë thjesht mund ta falenderoj Barcelonën, ata treguan afeksion të madh për mua. U trajtova shumë mirë, isha pjesë e një projekti mjaft ambicioz”, përfundoi Artur.

Related posts

KROOS E PARANON/ Kur humbet dikë me 50 gola është VËSHTIRË ta ZËVËNDËSOSH

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK “PARZIENËT”/ Aventura e trajnerit Pochettino tek PSG nis në malore, thuajse një ekip në infermieri

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Wilder kërcënon Fury: Do ta kap me shkelma by**ësh

Delo.autor

Leave a Comment