Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇFARË PO NDODH? Kampionati Shqiptar i Futbollit në kaos. Ultimatumi…

Problemet që kanë klubet në kampionatin shqiptarë mundë ta bëjnë edicionin e ri futbollistik një nga më unikalët.

Siç rezultoi në kupat e Evropës ku katër klube nuk u liçensuan dot për shkak të problemeve finaciare, e nga ana tjetër Skënderbeu që ishte dënuar nga UEFA për trukime.

Kampionati Shqiptarë i Futbollit që pritet të nisë duket se do të jetë fiktiv. FSHF ka vendosur si ultimatum për plotësimin e kriterit financiar për katër klube datën 31 korrik. Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari kanë miliarda lekë borxhe në tatime, por mbi të gjitha edhe rroga të pashlyera nga sezoni i fundit, por jo vetëm.

Mbetet për t’u parë nëse kërcënimi i institucionit të futbollit për licencimin e klubeve do të jetë serioz, pasi edhe në të kaluarën, ka pasur ultimatume, por asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë konkrete.

Nga 10 klube në Superiore, sezoni i ri do të nisë me vetëm pesë prej tyre që plotësojnë kriterin financiar: Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Bylisi.
Një situatë skandaloze që kërkon një dorë të hekurt, së pari nga FSHF-ja si organizatore e kampionatit.

Related posts

“BOLL HËNGRËT M*T”/ Shefi i klubit të Dortmundit tërbohet me lajmet për Halandin

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter mendon për të ardhmen, “pikas” 16-vjeçarin shqiptar

Delo.autor

Antonio Conte “harron” futbollin, tani fillon të luajë volejboll (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment