Futboll La Liga Sport

VENDIMI ZYRTAR/ A do të shitet Coutinho? Agjenti zbulon bisedën me Barcelonën

Philippe Coutinho nuk do të shitet nga Barcelona këtë verë.

Agjenti i brazilianit, Kia Joorabchian, është takuar të mërkurën me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili e ka siguruar atë se e ardhmja e Coutinhos mbetet në “Camp Nou”.

 “Më është thënë se ata nuk kanë synim që ta shesin Coutinhon dhe se Barcelona nuk ka folur me askënd, të gjitha lajmet janë thjeshtë të pavërteta”, tha Joorabchian.

“S’do të lejoj që njerëzit të flasin për Philippe dhe ta ulin poshtë atë, sepse për një vjet e gjysmë ne nuk kemi thënë asgjë. Barcelona na ka thënë se do të qëndrojë”.

27-vjeçari ka bërë 75 paraqitje deri më tani për Barcelonën dhe ka shënuar 21 gola. Kohët e fundit mediat iberike kanë raportuar se Coutinho mund të largohet dhe nga shitja e tij milionat do të shpenzoheshin për të rikthyer Neymarin.

Related posts

“ISHA FËMIJË…”/ Ronaldo: E kuptova se do të jem i mrekullueshëm qysh në sezonin e parë me Man Unitedin

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi bën detyrën, triumf ndaj Rabotnickit për kreun e kampionatit

Delo.autor

SKANDALI/ Dyshohet për dy ndeshje të trukuara në muajin mars, UEFA i kërkon Federatës të nisë hetimet

Delo.autor

Leave a Comment