Futboll Sport

PLAS KEQ NGA RUMANIA/ Menaxherja e njohur rreh trajnerin e klubit Astras (VIDEO)

Ana Maria Prodan dhe trajneri i klubit të Astras, Dan Alexa, janë përfshirë në një sherr. Menaxherja e njohur Ana Maria ka goditur teknikun Alexa, dhe ky incident është filmuar dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Nuk dihet shkaku se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi edhe vetë tekniku i pyetur për këtë ngjarje nuk e ka pranuar incidentin dhe ka dashur ta” mbulojë diellin me shosh” por pamjet filmike kishin marrë dhenë:  “I kam lexuar raportet e gazetarëve në internet. Asgjë nuk ka ndodhur. Folëm për transferime!”

Po cila është Anamaria Prodan-Reghecampf (17 dhjetor 1972)” Bëhet fjalë për një agjente të FIFA-s, producente televizive rumune dhe modele. Ajo ka qenë edhe presidente e CS Buftea dhe FC Snagov, klube të kategorisë së dytë rumune apo drejtore e FC Universitatea Cluj, menaxhere e përgjithshme e FC Gloria Bistrita dhe Concordia Chiajna.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Lojërat Olimpike Verore do të mbahen, konfirmon kryeministri japonez

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari – Kastrioti: Bluzinjtë në një “mision të pamundur”, nis pjesa e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Materazzi: Interi të marrë hak ndaj Juves, s’mund ta humbasë këtë mundësi  

Sadik.Autor

Leave a Comment