Gossip

I JEP FUND BEQARISË PA SHUMË ZHURMË/ Futbollisti i kombëtares u martua dhe askush s’mori vesh gjë (FOTO)

Futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani ka zgjedhur të martohet pa shumë zhurmë. Në fshehtësi të plotë, ai dhe partnerja e tij prej vitesh kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht kur martohet një personazh publik (fotot e dasmës qarkullojnë kudo nëpër rrjete sociale), nga ceremonia e futbollistit është vetëm kjo foto e bërë publike në Instagram.

Ai dhe bashkëshortja e tij Herolinda e veshur me të bardha teksa kërcejnë. Duket se dyshja ka dashur të sigurohet mirë që ajo ditë të jetë sa më private e mundshme dhe duke parë sa e vështirë është kjo në ditët e sotme, ja ka dalë!

Ermir Lenjani dhe partnerja e tij ndonëse prej vitesh bashkë, u fejuan në 2017-ën, për ta festuar dashurinë e tyre këtë të premte në dasmën sekrete!

 

Related posts

TRADHËTOI PËR 8 VITE ME BASHKËSHORTEN E VËLLAIT/ Legjenda Gigs në telashe, rrestohet nga policia për…

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME INTER/ Ja sekreti i formës së shkëlqyer të Lautaro Martinez

Delo.autor

“ÇFARË PO BËN?” Vallëzim provokues dhe puthje në buzë me prezantuesen, partnerja e Tottit pushton mediat italiane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment