Futboll Premier League Sport

PAS 6 SEZONESH ME KAMPIONËT E EUROPËS/ Sulmuesi i Liverpool drejt Serie A tek…

Daniel Sturridge pas gjashtë sezonesh me Liverpoolin, tani do të largohet nga “Anfield”.

Sipas asaj që shkruan “Football Italia”, për sulmuesin e Kombëtares angleze interesohet Bologna.

29-vjeçari është një lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Liverpoolin dhe nuk u rinovua përsëri.

Pikërisht nga kjo kërkojnë të përfitojnë italianët, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një tentativë, për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Detajet e kontratës që Bologna ofron ende nuk janë bërë të ditura, por mendohet se sulmuesi anglez duhet të bëjë ulje nga ajo që fitonte te Liverpooli, me 130 mijë euro në javë.

Në gjashtë sezone me kampionët e Europës, Sturridge shënoi 67 gola në 160 ndeshje, megjithëse në sezonet e fundit ka humbur vendit e titullarit, për shkak se në vend të tij luan Firminho.

Gjithsesi një lëvizje drejt Bolognës është më shumë se një ide, sepse kanë nisur kontaktet, gjithashtu për lojtarin interesohen edhe Aston Vila me Rangers.

Related posts

Fiorentina i rinovon përjetë kontratën Astorit, të ardhurat i shkojnë bashkëshortes dhe vajzës së vogël (FOTO)

Q.Autor

Heynckes mbron Lewandowski: Shpresoj të reagojë të martën kundër Realit

Sadik.Autor

JO VETËM RONALDO/ Juventusi ndez motorët, gati dy super blerje të tjera

Isa.Autor

Leave a Comment