Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ E sulmoi edhe vetë tifozi i tij, merr fund me turp epoka Benitez te Everton

Klubi i Everton ka shkarkuar nga drejtimi trajnerin Rafa Benitez, duke i dhënë fund një epoke të tmerrshme në klub pas humbjes që ai pësoi me shifrat 2-1 përballë Noruiçit të vendit të fundit në renditje, e 9-a në 13 ndeshjet e fundit. Gjithçka u bë me një deklaratë shumë të shkrutër që u publikua të dielën pasdite.

“Klubi i Futbollit i Everton mund të konfirmojë largimin e Rafel Benitez si trajneri i parë i skuadrës. Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Një përditësim në lidhje me zëvendësimin permanent të tij do të bëhet në kohën e duhur”, ishte njoftimi i thatë me të cilin Evertoni i dha duart trajnerit spanjoll, i cili pa frikë mund të cilësohet si një nga dështimet më të mëdha në këtë klub.

Tifozët e Everton kishin kërkuar prej kohësh shkarkimin e trajnerit dhe një prej tyre, pas humbjes me Noruiç, tentoi të hynte në fushë të sulmonte teknikun. Me vetëm 200 ditë në detyrë, ai u bë sot trajneri më jetëshkurtër në drejtimin e Evertonit, duke hyrë në historinë e këtij klubi në aspektin më negativ të mundshëm.

Related posts

Lothar Matthäus: Ky adoleshent do ta fitojë “Topin e Artë”, jo Messi dhe Ronaldo

Isa.Autor

Hazard nuk vjen në Londër sipas planit, shtyn rikthimin në stërvitje tek Chelsea

Isa.Autor

“MË IKU TRURI”/ Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë

F.autor

Leave a Comment