Futboll Sport

SFIDA ROSENBORG-LINFIELD/ Arbitrave shqiptarë u besohet ndeshja Champions, ja emrat

Njërit prej arbitrave më të mirë shqiptarë, Enea Jorgjit, i është besuar një sfidë e rëndësishme edhe në turin e parë të Champions League.

Teksa janë caktuar “xhaketat e zeza” që do vënë drejtësi në ndeshjet e kthimit të turit të parë, Jorgji është caktuar në takimin mes ekipit norvegjez të Rosenborgut, i cili do të presë në shtëpi kampionët e Irlandës së Veriut, Linfild FC.

Takimi do të luhet ditën e mërkurë, me nisje që nga ora 19:00, dhe do të luhet në “Lerkendal Stadion” të qytetit të Trondheimit.

Në këtë ndeshje, Jorgji do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha e Rudin Preca, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kridens Meta.

Takimi i parë, ka përfunduar me fitoren e kampionëve të Norvegjisë në Irlandën e Veriut, në shifrat 0-2, dhe duket se Rosenborgu do e ketë të lehtë të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër.

Related posts

E paralajmëruar. Plas grushti në Tepelenë, shikoni si dhunohen futbollistët e Këlcyrës (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni si dyshja Dembele-Griezmann humbin rastin e artë ndaj Valladolid (VIDEO)

Delo.autor

KLAUZOLA ANI-JUVENTUS/ Vendoset e ardhmja e Icardit, ja ku do të vazhdojë karrierën ylli argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment