Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Vettel i lumtur: Makina bënte gjithçka që unë dëshiroja

Sebastian Vettel ka bërë një paraqitje shumë të mirë sot në pistën e Baku, duke arritur për të tretë garë me radhë “pole position”. Piloti italian i Ferrarit do ta nisë garën nesër nga vija e parë e startit, ku në krah do të ketë rivalin kryesor Lewis Hamilton (Mercedes), në një garë që parashikohet mjaft e bukur. Vettel kërkon të lërë një pamje tjetër të fansat e këtij sporti në Azerbajxhan pas incidenteve që pati një vit më parë në këtë pistë.

“Makina sot funksiononte shkëlqyeshëm, bënte gjithçka që unë doja, ndaj jam shumë i lumtur për këtë rezultat. Në provën e dytë, me një pistë më të mirë, e dija që do të jepja një kohë më të shpejtë dhe ia dola mbanë”, tha Vettel, që kërkon të mos përsëritë në garë gabimet e garës së fundit, ku u rendit i teti edhe pse e nisi garën nga “pole”.

“Gara nesër do të jetë shumë e vështirë, pasi kam dy makina mercedes nga pas që do të bëjnë presion që në start, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë. E dimë që në këtë pistë të gjatë gjithçka mund të ndodhë dhe makinat e sigurisë mund të dalin disa herë në pistë. Jam ende pak i mërzitur për atë që ndodhi garën e fundit, ndaj duhet kujdes në çdo moment”, u shpreh Vettel.

Related posts

MOTO GP/ Marquez ngre “flamurin e bardhë”, do të mungojë edhe në 2 garat e radhës

Delo.autor

GOLI I 12-TË NË KAMPIONAT/ Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari

F.autor

E BUJSHME/ Nga Chelsea-Man.City tek DERBI i katalonjës. Ja ndeshjet që do luhen sot

Isa.Autor

Leave a Comment