Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHET AXHENDA E SERIE A/ Ja datat e sezonit të ri futbollistik 2019-2020

Ditën e sotme janë përcaktuar datat përfundimtare, për sa i përket sezonit të ri në Itali.

Sezoni i ri i Serisë A do të fillojë në 24 gusht, dhe do të përfundojë në 24 maj, ndërsa Kupa e Italisë do të fillojë në 11 gusht dhe do të përfundojë në 13 maj. Gjatë sezonit do të kemi katër pushime ndërkombëtare, gjatë fundjavave të 8 shtatorit, 12 tetorit, 17 nëntorit dhe 29 marsit.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.

Ndërsa Kupa e Italisë do të zhvillohet në këto data: Raundi i parë: 4 gusht, Raundi i dytë: 11 gusht, Raundi i tretë: 18 gusht, Raundi i katërt: 4 dhjetor, Çerekfinalja: 22 janar, Gjysmë-finalja e parë: 29 janar, Gjysmë-Finalja e dytë: 4mars, Finalja: 13 maj.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Tabarez kërkon kokën e “Gjelave”: Ka ardhur momenti të tregojmë kush jemi

Isa.Autor

DEBUTIMI I HAZARD/ Courtios: Më mërziti në disa momente! (FOTO)

F.autor

Mund të lëri Francën, Di Maria kërkohet nga klubi italian

Isa.Autor

Leave a Comment