Futboll

Shokët e mi te Dortmund janë ankuar sepse u kam kaluar topin mes këmbëve

Talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ka pranuar se atij i është ndalur të fusë topin mes shalëve të futbollistëve të tjerë gjatë seancave stërvitore.

Sancho ka lënë një përshtypje të shkëlqyer te skuadra gjermane, kur u ble gjatë verës nga Manchester City për 10 milionë paundë. Aktualisht i dëmtuar në ligatet e kaviljes, Sancho ka marrë vlerësimet maksimale nga trajneri Peter Stoger dhe shihet si e ardhmja e klubit gjerman.

Jadon Sancho has admitted he has been told to stop nutmegging people in training

Në një intervistë për “JD Football”, Sancho zbuloi: “Ia kam futur topin prej shalëve kapitenëve të Dortmund (Marcel Schmelzer) dhe Manchester City (Vincent Kompany) dhe ata më kanë thënë të mos e bëj më diçka të tillë.

Shokët e mi janë ankuar për këto veprime gjatë stërvitjes dhe tani te Dortmund ka manë ndalur kategorikisht diçka të tillë. E kuptoj që tani gjërat janë më serioze, por ajo është një mënyrë e të shprehurit.” Sancho është shpallur kampion bote me Anglinë U-17 dhe deri tani ka luajtur gjashtë ndeshje në Bundesliga.

Related posts

GJIBRALTAR-SHQIPËRI/ Një penallti shpëton kuqezinjtë, mbyllet 0:1 ndrshja e miqësores

F.autor

PAS HUMBJES NË DERBI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Guardiola: Sulmuesit tanë nuk ishin të qartë dhe fantastikë, por…

Delo.autor

Wenger, i sinqertë për Sanchez: Edhe Manchester City hoqi dorë…

Q.Autor

Leave a Comment