Futboll Sport

SHKËLQEU ME SUEDINË NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Futbollistja shqiptare drejt klubit gjigant spanjoll…

Asllani ishte një nga emrat më të spikatur me Suedinë në botërorin e femrave, që u zhvillua në Francë.

Shqiptarja e ndihmoi kombëtaren skandinave të renditen në vendin e tretë, duke qenë protagonistja kryesore, me 3 gola të shënuar dhe 2 asiste. 29-vjeçarja luan për Linkoping në kampionatin suedez, por nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë aty.

Sipas asaj që shkruan “Sportbladet”, për shërbimet e shqiptares interesohet CD Takon, ose thënë ndryshe Real Madridi i femrave.ASLLANI

Për këtë ka folur edhe agjenti i lojtares i cili ka thënë: “Spanja është interesante, por nuk do të flas për as një klub në këtë kohë.”, u shpreh Brajat. Mesa duket Asllani mund të ndryshojë destinacion, për tu bashkuar me një ekip të madh siç është Real Madridi i femrave.

Related posts

FRIKË TEK JUVENTUSI/ Klubi anglez ofron 90 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Isa.Autor

PËSOI ARREST KARDIAK/ Pas operacionit në zemër, mesfushori Eriksen shëtit me djalin në park (FOTO)

Delo.autor

RENDITJA/ Ekipet më të suksesshme të shekullit të 21, ka vend dhe për Tiranën. Ja kush kryeson

Delo.autor

Leave a Comment