Futboll Sport

Michael Reschke: Pavard nuk e shesim as për 50 milion euro

Pas golit magjik ndaj Argjentiës në 1/8-at e Kupës së Botës, interesi për Benjamin Pavard është intensifikuar akoma më shumë.

Mbrojtësi i djathtë i Stuttgart po tërheq vëmendjen e elitës europiane, por klubi gjerman ka ndërmend ta mbajë edhe një vit tjetër, këtë e ka theksuar drejtori sportiv Michael Reschke.

Pavard shënoi golin e barazimit, një gol ëndrrash nga jashtë zone, teksa Franca mposhti Argjentinën 4-3.

“Pavard ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha që para se të fillonte botërori,” shprehet Reschke.

“Por ne jemi të qetë, lojtari ka një kontratë me ne e cila skadon më 2021. Ne duam ta mbajmë lojtarin. Por të shohim se çfarë do të na sjellin javët dhe muajt e ardhshëm.

“Për momentin nuk do e shesim as për 50 mln euro, do të mundohemi ta bindim të qëndrojë te ne edhe për një vit tjetër.”

Related posts

ËSHTË NDËR MË TË KËRKUARIT NË MERKATO/ Ja klubi që lutet për shitjen e Lautaro Martinez nga Interi

Delo.autor

“KËSHILLON” BARCELONËN/ Ish-sulmuesi Cassano: Nëse të duhet një lojtar i ri dhe i fortë, merr mbrojtësin e…

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Aksion spektakolar, Tuci shmang portierin dhe ndëshkon Austrinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment