Futboll Sport

U ELIMINUA NGA KUALIFIKUESET CHAMPIONS/ Trajneri i Feronikel: Skuadra dha maksimumin, e dinim që…

Skuadra e Feronikelit humbi 0-1 nga uellsianët e The New Saints (TNS) dhe rrjedhimisht u skualifikua nga turi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve. Ishte një skualifikim dramatik që lë një shijë te hidhur, pasi kampionët e Kosovës, me një barazim pa gola mund të kalonin në fazën tjetër.

Zekerija Ramadani, pas ndeshjes foli për “RTK” dhe shprehu keqardhjen e tij për këtë eliminim.

“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin dhe nuk arritën të kalonin në fazën tjetër. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi kështu. Shpërdoruam shumë raste. E dinim që përballë kishim një kundërshtar shumë cinik. Faktikisht mendoj se ata luajtën më dobët se ndeshjen e fundit. Mendoj që skuadra dha maksimumin dhe ndoshta kaq është maksimumi i skuadrës. Nuk e turpëruam, futbollin kosovar dhe nuk turpërua Feronikeli. Nga humbje të tilla mund të mësosh”, është shprehur Ramadani.

Ndërkaq për rastin e penalltisë ai ka shtuar: “Unë nga fusha nuk e dallova, por tani nga pamjet filmike dallohet që arbitri ka gabuar. Gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar. Duhet ta lëmë pas atmosferën që sjell humbja”.

Related posts

OBJEKTIVAT PËR SFIDAT ME ANDORËN DHE FRANCËN/ Flet mbrojtësi Memolla: Konkurrenca i bën mirë ekipit, sa më shumë…

Delo.autor

Transferimi i Myrto Uzunit? Te Laçi e bëjnë të qartë!

Sadik.Autor

Neymar i papërmbajtshëm, shënon golin e dytë ndaj Rennes (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment