Futboll Sport

ELIMINOHET NGA CHAMPIONSI/ Partizani mposhtet nga azerët në Baku

Në Baku të Azerbajxhanit luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit.

Skuadra azere fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Të kuqtë rezistuan mjaft mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të azerët shënojnë me anë të Ozobic, i cili gjuan saktë me kokë, 1-0.

Në minutën e 4-t shtesë, vendësit shënojnë edhe golin e dytë me Quintana, duke vulosur kualifikimin, ndërsa Partizani eliminohet nga Championsi, por do të vazhdojë aventurën në Europa League.

Related posts

Mediat spanjolle:Portieri brazilian i Romës Alisson te Reali për 75 milionë euro

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ POTOS/ Lajm i keq për Milan-in, ja çfarë i ka ndodhur portierit Maignan…

Delo.autor

“Tradhëtoi” PSG-në/ Motta sugjeron zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment