Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champions Qarabag-Partizani. Rezultati 2-0

Po luhet në Baku, sfida e kthimit mes Karabakut dhe Partizanit e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampionëve në fuqi të Shqipërisë i mjafton të paktën një barazim me gola për të kaluar në turin e dytë. Por edhe me 0-0 dhe me fat nga “ruleta” e penalltive i jep mundësi skuadrës së trajnerit Lerda që të bëhet ” i artë”.

Me një sukses në Baku, “Demat e Kuq” së pari mund të arrijnë të përmirësojë parametrat, duke rritur koeficientin; i bën më shumë publicitet, pasi eliminon një kundërshtar të fortë dhe me emër; arrin të shtojë përfitimet në Europë, pasi minimumi siguron edhe një tur tjetër në Ligën e Europës.

Partizani-Karabak

Nëse kualifikohen, në tyrin e dytë të Championsit të kuqtë arkëtojnë 380 mijë euro shtesë, përkundrejt 260 mijë eurove që të ofron Liga e Europës në tur të dytë. Me kalimin e Karabakut, në rastin më të keq arrijnë të përfitojnë edhe 280 mijë euro duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës.

Partizani ht

Trajneri i të kuqve, Lerda ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës, teksa nuk mungojnë surprizat. Italiani ka preferuar nga minuta e parë sulmuesin Solomon duke ulur në stol Mensah.

LIVE| KARABAK-PARTIZANI 2-0

Ozobiç 51′ , Kuintana 90+4′ 

KOMENTI LIVE: 

90+4′ GOL KARABAKU 2-0/ Azerët dyfishojnë rezultatin. Futbollisti i sapofutur në fushë Kuintana ndëshkon Alban Hoxhën, në prekjen e parë të topit. 

Related posts

PËSOI NJË INFARKT NË ZEMËR/ Reagon klubi i Portos: Ja gjendja shëndetësore e Casillas

Delo.autor

BOMBA NGA MEDIAT ITALIANE/ Icardi divorcohet nga Wanda Nara dhe merr agjent tjetër (FOTO)

Delo.autor

PAS 1232 DITËSH/ Arbitri i urryer nga interistët kthehet të gjykojë “zikaltrit”, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment