Futboll Premier League Sport

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP”/ Xhaka flet pas fitores ndaj Bayern: Na duhet më shumë stërvitje…

Arsenali ka startuar në mënyrën më të mirë turneun miqësor “International Champions Cup”.

“Topçinjtë” mposhtën 2-1 skuadrën e Bajernit të Mynihut ndërsa të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Pas takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në këtë takim ishte kapiten i klubit londinez.

“Ndeshje e mirë sonte. Më shumë stërvitje na duhet që të përgatitemi për takimin me Neëcastlen”, ka shkruar ndër të tjerash mesfushori me origjinë shqiptare.

Theksojmë se golat për londinezët i shënuan Louis Poznanski (autogol), Eddie Nkietah ndërsa për bavarezët realizoi Robert Lewandowski.

Kujtojmë se Unai Emery ditë më parë ka thënë se 26-vjeçari shqiptar mund ta zëvendësojë si kapiten Laurent Koscielnyn, i cili është në kërkim të një skuadre të re.

Related posts

“EL CLASICO” E LEGJENDAVE/ Real Madrid mposht Barcelonën me përmbysje

Delo.autor

“ÇMENDET UNETID”/ Mou TREMB Realin, ofertë STRATOSFERIKE për “YLLIN” e ekipit

Isa.Autor

NOTAT E NDESHJES/ Fiorentina 0-3 Juventus, ja më i miri dhe “dështaku” (FOTO)

F.autor

Leave a Comment