Futboll Sport

MESSI TEK PSG? “L’Equipe” rendit 4 arsyet pse e marrin “PLESHTIN”

Me më pak se 48 orë nga fillimi i fazave të “nokautit” të Champions dhe, konkretisht, nga dueli më tërheqës i këtij raundi, Barça-PSG, gazeta franceze “L’Equipe” përdor edicionin e saj të sotëm për të publikuar arsyet pse nënshkrimi i Leo Messit me ekipin parizien është i mundshëm.

“L’Equipe” nuk e mohon se është një “operacion i komplikuar”, pasi as ekonomia e një klubi të pasur si PSG nuk është më e fuqishme, pas efekteve të pandemisë dhe problemeve me të drejtat televizive. Për të nënshkruar me argjentinasin, Mbappé do të duhej të largohej për një çmim të lartë dhe, madje, siç thekson “L’Equipe”, të shitet edhe ndonjë tjetër. Përkundër kësaj, media e lartpërmendur konsideron se elementë të ndryshëm e bëjnë operacionin më të mundshëm se në të kaluarën:

1. Për shkak se merret falas. Përndryshe, duke paguar një tarifë transferimi, operacioni do të ishte i parealizueshëm. Edhe marrja falas (me kontratë të skaduar), nënkupton shifër tepër të lartë, duke ditur pagën e Messit.

2. Për shkak se shoku i tij, Neymar, dëshiron të luajë me të. Që kur u ndanë në vitin 2017, braziliani dhe argjentinasi nuk i kanë ndalur përpjekjet për t’u bashkuar përsëri. Ideja origjinale ishte te Barça dhe Messi shtyu që klubi katalanas ta bënte të mundur kthimin e tij. Tani, largimi i Neymar te Barcelona duket i parealizueshëm në aspektin sportiv dhe ekonomik, ndaj do të mbetej hapur si pistë vetëm kahu i kundërt. Neymar tashmë ka folur qartë në atë kuptim. “L’Equipe” citon gjithashtu Pochettino, Di Maria dhe Paredens, si bashkatdhetarë që do ta bënin jetën e Messit në Paris më të lumtur.

3. Për shkak se nuk është kontakti i parë. Tashmë, verën e kaluar, pasi “burofax” i Messi u dërgua në klubin katalanas, duke treguar dëshirën e tij për t’u larguar, drejtori sportiv i PSG, Leonardo, mbajti kontakte me mjedisin e argjentinasit, duke provuar nënshkrimin e tij.

4. Sepse, nëse Mbappé largohet… Kylian e përfundon kontratën e tij në qershor 2022, por rinovimi i tij, herë i ndalur dhe herë në proces, nuk ka arritur të realizohet. PSG, në një nga parashikimet e tij, trajton mundësinë që ai nuk dëshiron të rinovojë, por të largohet, pas pagesës këtë verë nga një klub i interesuar. Humbja e Mbappé, sportivisht, ekonomikisht dhe mediatikisht, mund të mbulohet më së miri nga ardhja e Leo Messit.

Related posts

Verstappen prenoton fitoren në Montreal: Pista ime e preferuar

Sadik.Autor

MARRËVESHJE TOTALE/ Mbrojtësi i Realit kalon tek Tottenham, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

“EKIPET GJYSMËFINALISTE TË CHAMPIONS-IT DREJT PËRJASHTIMIT”/ Anëtari i UEFA-s plas “bombën”: Të premten do të ketë një…

Delo.autor

Leave a Comment