Futboll Premier League Seria A

Mesfushori i Napoli përfundon në “radarët” e Arsenal…

Arsenal ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Napoli, Jorginho, sipas asaj që bën të ditur shtypi në Itali. Futbollisti i kombëtares italiane ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra që kryeson Serie A me një pikë më shumë se Juventus. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, Arsenal mund të investojë te 25-vjeçari në verën e ardhshme. Jorginho ka shënuar dy gola në 111 ndeshje për Napoli, që kur iu bashkua kësaj skuadre nga Verona në janar të vitit 2014.

“Interesimi i Arsenal është i vërtetë, – tha Joao Santos, menaxheri i futbollistit, për një radio italiane. – Pas ndeshjes kundër Palermo, në fund të sezonit të kaluar, drejtuesit e Arsenal dhe ata të Real Madrid na bënë disa pyetje. Faktikisht më shumë ishin komplimeta sepse biseda merkatoje, prandaj nuk u bë asgjë, por në verë situata mund të ndryshojë.” Jorginho ka lindur në Brazil, por ka pasaportë italiane dhe është pjesë e kombëtares “axurre”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN PARA KALIMIT TEK INTER/ “Bomberi” Lukaku rrëfen telefonatën CR7: Doli ajo që më tha ai!

Delo.autor

“PRAY FOR TURKEY”/ Kategoria Superiore solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Delo.autor

INTER ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Sulmi për Champions i Contes, me Lukakun, Cavanin e… Lautaron

Delo.autor

Leave a Comment