Futboll

Injoroi dhe shau presidentin Trump, SHBA hakmerret ndaj Maradonës

Edhe një herë tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mohuar vizën yllit të Argjentinës, Diego Armando Maradona, pasi e quajti presidentin e SHBA, Donald Trump “chirolita”. Në një intervistë të dhënë për programin ‘Buenos Días América’, avokati i Maradona’s, Matías Morla, njoftoi arsyen e ngjarjes. Thuhet se trajneri aktual i Al Fujairah të Emirateve Arabe, dha një intervistë për rrjetin Venezuelan ‘TeleSur’.

Rezultate imazhesh për maradona trump

Gjatë kësaj interviste, Maradona kur u pyet në lidhje me presidentin e Amerikës, tha: “Donald Trump është një chirolita”. Kjo fjalë është një ofezë në Argjentinë dhe i referohet njerëzve që janë nën urdhërat e të tjerëve, “kukullave/manekinave”. Një situatë që detyroi ambasadën të mohojë edhe një herë tjetër vizën që Maradona të mos futet në SHBA. Maradona nevojitej të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një gjyqi me ish-partneren e tij, Claudia Villafañe, e cila bleu prona të patundshme me emrin e saj të rinisë, ndërkohë që ishte e martuar me yllin argjentinas

Related posts

Privatizimi i Vllaznisë, ja firma që do të vlerësojë asetet

Q.Autor

PUSHIMET LUKSOZE/ Bashkëshortja e Messit poston FOTON e ëmbël! “Pleshti”…

Delo.autor

E BUJSHME/ Finalja do të luhet në Tiranë, UEFA zyrtarizon trofeun e “Conference League” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment