Futboll Seria A

Dybala gëzon tifozët e Juves, gati për ndeshjen ndaj Tottenham

Paulo Dybala po e provon, Juventus po shpreson! Data që ka rëndësi mbi të gjitha është ajo e sfidës së parë për 1/8-t e finavele të Champions League kundër Tottenham, 13 shkurti i ardhshëm. Sulmuesi argjentinas do të bëj të pamundurën për të qenë në fushë dhe rreth tij ka optimizëm, sepse kontrolli mjekësor i bërë sot tregoi se lojtari ka bërë progres drejt riaftësimit. Tërheqja muskulore e pësuar në ndeshjen ndaj Cagliari thuaje ka ikur dhe numri 10 i bardhezinjëve mund të fillojë gradualisht stërvitjen. Për një javë ai do të stërvitet veçmas, ndërsa javën tjetër do të bëhet pjesë e grupit, pikërisht 7 ditë para ndeshjes më të rëndësishme të Juventus deri në këtë pikë të sezonit.

Image result for paulo dybala

Ndjesia është që Dybala nuk do të jetë titullar kundër Tottenham, por kryesorja është që do të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri dhe mund të aktivizohet gjatë ndeshjes. Shumë do të varet nga mënyra si do të reagojë muskuli i Dybala gjatë një ngarkesës që do të marrë në javën e ardhshme. Allegri po mban frymën, ashtu si tifozët, teksa ka ardhur largimi i mirë se Douglas Costa dhe Bernardeschi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të rëndë. Dy lojtarët që luajnë në krahët e sulmit ndoshta mund të mungojnë kundër Sassuolo, por do të jenë rregullisht në fushë në Champions.

Related posts

NUK SHPËTON AS JUVENTUSI/ Milanezët blofe të bujshme, Sasuolo në histori

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NË VERËN QË LAMË PAS/ Mesfushori de Beek: Bisedova me Solskjaer dhe më tha se…

Delo.autor

PROBLEME PËR JUVENTUSIN/ Atletico ka një “SUPERHERO” të ri

Delo.autor

Leave a Comment