Futboll Premier League

Mesfushori i Swansea kërkon falje për festimin “pornografik”

Mesfushori i Swansea Sam Clucas ka kërkuar falje për festimin e golit ndaj Arsenal të martën pasi mesa duket i ka bërë një referencë një faqeje pornografike.

Clucas shënoi një dopietë në fitoren 3-1 ndaj Topçinjve në Liberty Stadium, duke festuar të dy golat me simbolin e spiunit që ka faqja.

“Si klub nuk ishim në dijeni të lidhjes që mund të ketë festimi me faqen e internetit dhe jemi të zhgënjyer për këtë gjë. Ne si klu e dënojmë degradimin e femrave dhe mendojmë se duhet respektuar çdo e drejtë e njeriut,” ishte deklarata e klubit.

Gjatë një deklarate për shtyp të publikuar të martën, Swansea konfirmoi se nuk ishte në dijeni të faqes duke shtuar se Clucas ka kërkuar ndjesë për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar.

Festimet e Clucas janë interpretuar si një referencë e faqes Simply LoveLeh Brotherhood, që ka fituar famë në mediat sociale për shkak se shfaq video pornografike me zë autori një person me theks të veçantë anglez.

FA ka konfirmuar se po e heton çështjen.

Related posts

PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Sërish protagonist me gol për Mallorcan, ja vlerësimi për “bomberin” Muriqi…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Mesfushori Çekiçi bëhet protagonist tek goli i fitores për Ankaraguxhu

Delo.autor

NJË LAJM I MIRË DHE NJË I KEQ PËR BRAZILIN/ Raphinha dëmtohet dhe humbet Skocinë, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

F.autor

Leave a Comment