Futboll La Liga

Xavi: Jam i zhgënjyer nga Neymar, më mirë që u largua nga Barça

Paraqitja e bërë nga Neymar në ndeshjen e luajtur në mesjavë kundër Rennes, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Ligës së Francës, ka krijuar shumë polemika. Braziliani është akuzuar për mungesë respekti ndaj kundërshtarëve, të cilët i ka turpëruar rregullisht me lëvizjet e tij.

Në lidhje me këtë ka folur edhe një nga legjendat e Barcelona-s, Xavi, i cili ka thënë: “Jam shumë i zhgënjyer nga Neymar. Nuk i kemi mësuar të sillet në këtë mënyrë kur ishte te Barça. Ndoshta ka qenë më mirë për të dy palët që ka vendosur të largohet. Gjëra të tillë e bëjnë një lojtar të madh të duket i vogël. Shpresoj të mësojë dhe të respektojë më shumë kundërshtarët e tij”.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Conte “shpërthen” ndaj Interit: Na sqaroni të ardhmen, sepse kështu…

Delo.autor

“E PAMUNDUR AJO QË KËRKOJNË”/ Acerbi: Të rinisë sezoni, por vetëm nëse është futboll i vërtetë!

Delo.autor

DUEL NË MERKATON E VERËS/ Inter, Juventus dhe Roma sfidohen për francezin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment