Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA ICARDI”/ Sulmuesi “tradhton” Wanda Naran, takim me Ancelottin

Mauro Icardi ka mbyllur të gjitha marrëdhëniet me Interin dhe tashmë pret vetëm të stabilizohet në ekipin e ri.

Argjentinasi ka larguar mundësinë të largohet jashtë Italisë, ndërsa në garë për shërbimet e sulmuesit janë Juventusi dhe Napoli.

Bardhezinjtë duket se janë edhe alternativa e preferuar e Icardit, por “Zonja e Vjetër” nuk e ka me ngut të gjejë marrëveshjen me Interin, pasi më parë duhet të largojë Higuain e Mandukic nga skuadra.

Në këtë formë, tratativa mund të shkojë deri në fund të merkatos, mirëpo Icardi nuk do ta presë aq gjatë Juventusin.

Sulmuesi ka dhënë dritën jeshile për të rinisur bisedimet me Napolin, teksa në ditët në vazhdim mund të ketë një takim mes Wanda Narës dhe Carlo Ancelottit.

Argjentinasi nuk e shikon Napolin inferior ndaj Juventusit, ndërsa tifozeria napolitane është gati të mirëpresë një tjetër argjentinas.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mesazhi prekës i mesfushorit Kroos për tifozin, i cilit COVID-19 ia mori dy anëtarë të familjes

Delo.autor

Situata te Luftëtari/ Çfarë po ndodh me trajnerin e gjirokastritëve!

Sadik.Autor

Skënderbeu nuk do të humbasë liderët/ Vetëm një arsye mund të bëjë që Shehi të mos tërhiqet

Sadik.Autor

Leave a Comment