Futboll Premier League

Guardiola “shenjëstron” talentin gjerman, City bën gati çekun

Manchester City nuk di të ndalet në merkato. Pas blerjes së Laporte e sigurimit të shërbimeve të Fred, Pep Guardiola ka vënë në shënjestër një tjetër talent.

Spanjolli kërkon që gjermanin ta transferojë te City dhe fjala është për Julian Weigl.

Prej kohësh trajneri spanjoll ka shprehur interes për 22-vjeçarin që luan në radhët e Borussia Dortmund dhe mediat britanike kanë zbuluar se në ndeshjet e fundit të skuadrës nga Ruhr kanë qenë të pranishëm edhe emisarë nga City.

Weigl që numëron 130 ndeshje me Dortmund shihet si një mesfushor me shumë klas dhe i përshtatshëm për futbollin që bën Guardiola. Gjermani që u transferua nga Munchen 1890 është aktivizuar në Bundesliga që në moshë të re dhe kjo ka bërë që të mos i shpëtojë syrit dhe trajnerit Joachim Loë që e ka bërë pjesë të Gjermanisë për finalet e Botërorit.

Manchester City është gati të ofrojë 50 milionë euro për Weigl, shumë që me shumë gjasa konsiderohet e ulët nga Dortmund, ndërkohë që për Weigl është interesuar dhe Bayern Munchen që e konsideron si zëvendësuesin e Vidal.

Related posts

FITORJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Futbollisti i Arsenait bën të nxjerrë zorrët në fushë (VIDEO)

Delo.autor

NË ITALI PËRGATITEN PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT/ Hajdutët futen dhe vjedhin në stadiumin e klubit të madh

Delo.autor

IBRAHIMOVIC ZBARKON NË MILANO/ Qindra tifozë “Kuqezi” presin suedezin në rrugët e qytetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment