Futboll La Liga Sport

HUMBJE E MADHE PËR BARCELONËN/ “Xhevahiri” holandez largohet nga akademia drejt klubit…

Fenomeni i “La Masia”-s, Ksavi Simons, është larguar nga Barcelona, teksa tashmë do të kalojë tek PSG.

Mesfushori 16-vjeçar me origjinë nga Holanda, pas një periudhe të gjatë bisedimesh me klubin katalanas, nuk arriti të binte dakord për rinovimin, dhe kështu, ai është larguar.

Një operacion ky, i menaxhuar nga agjenti Mino Raiola, që pas shumë manovrash, arriti ta mbyllë kontratën tek Barça pa rinovim, për çështje parash kryesisht, siç thuhet nga “Mundo Deportivo”, dhe tashmë do të firmosë një kontratë të re me PSG.

16-vjeçari Simons, cilësohet si një nga mesfushorët më të talentuar dhe me perspektivë për të ardhmen, dhe kjo mund të jetë një humbje për ekipin blaugrana.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një pasimi të gabuar nga Bastoni, Ronaldo ndëshkon Inter me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

MADHËSHTORE/ Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol

Isa.Autor

MILAN PËRGATIT GODITJEN E MADHE/ Maldini takohet me agjentin e yllit portugez…

Delo.autor

Leave a Comment