Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Mbrojtësi Rrumbullaku largohet nga Kukësi për tek…

Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e krahut të majtë Simon Rrumbullaku.

Lojtari i është bashkuar Kukësit në sezonin 2016-2017 dhe pas disa tentativash për të zgjatur bashkëpunimin, Rrumbullaku nuk ka pranuar të rinovojë, pasi dëshironte një eksperiencë të re jashtë vendit tonë.

Rrumbullaku arriti të fitonte titullin kampion, kupën dhe Superkupën.

“Marrëveshja mes klubit tonë dhe mbrojtësit të majtë ka përfunduar.

Pas disa negociatave mes drejtuesve të FK Kukësit dhe futbollistit për të zgjatur bashkëpunimin, ka qenë dëshira e mëngjerashit për të provuar një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë.

27-vjeçari, i cili i’u bashkua skuadrës sonë në merkaton e dimrit të sezonit futbollistik 2016 – 2017, arriti të fitonte titullin Kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.

FK Kukësi falenderon Simo Rumbullakun për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, shkruhet në njoftimin e klubit kuksian.

Related posts

RENDITJA/ Gola me pikatore, ja klasifikimi i skuadrave pas javës së parë

Isa.Autor

Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Torres-Gundogan kthejnë Manchester City-n në Europë, Sigurdsson i dhuron vendin e dytë Everton-it

Delo.autor

Leave a Comment