Futboll Sport

AKUZOI FEDERATËN PËR KORRUPSION/ Gjobë dhe pezullim për Lionel Messin

CONMEBOL e ka dënuar Lionel Messin me një gjobë prej 1500 dollarë për komentet e tij nxitëse në lidhje me “korrupsionin” e Federatës gjatë Kupës së Amerikës të kësaj vere.

Përveç kësaj, ylli i Argjentinës do të jetë i pezulluar për një ndeshje pas kartonit të kuq që mori kundër Kilit në ndeshjen për vendin e tretë.

Messi nuk u përmbajt me komentet e tij ndaj Federatës së Amerikës së Jugut, por ata janë përgjigjur me një gjobë të papërfillshme dhe nuk ka pezullim të mëtejshëm përtej ndëshkimit automatik me një ndeshje për kartonin e kuq.

Pasi u largua në ndeshjen kundër Kilit, Messi injoroi ceremoninë e medaljes të Kupës së Amerikës, megjithatë ishte i mërzitur për kartonin e tij të kuq në ndeshjen e tretë dhe atë se çfarë ndodhi në gjysmëfinalen ndaj Brazilit.

32-vjeçari akuzoi CONMEBOL për korrupsion, duke thënë se gjithçka ishte e përgatitur që këtë trofe ta fitonte Brazili.

Megjithatë, Federata e Amerikës së Jugut përveç se me një deklaratë, i është kundërpërgjigjur Messit edhe me një dënim simbolik me gjobë.

Related posts

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Juventus mposht Cagliari-n, Lazio triumfon në frymën e fundit

Delo.autor

E ARDHMJA E DE LIGT TEK BARCELONA/ Pengesë e madhe bëhet superagjenti Raiola, ja arsyeja

Delo.autor

MADDISON HEROI I NDESHJES/ Leicester përmbys ndaj Tottenham dhe mban vendin e dytë në Premier (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment