Futboll Premier League

Sulmuesi i Liverpool kërkon largimin, por “të kuqtë” pretendojnë 35 milionë euro!

Sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge, ka kërkuar të largohet nga klubi i kuq, por do të duhen të paktën 35 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

28-vjeçari ka informuar drejtuesit e skuadrës se dëshiron të largohet për të gjetur minutat e mjaftueshme për të synuar një vend në Kupën e Botës 2018.

Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën që Sturridge të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, por gjithashtu i ka garantuar lojtarit se kundrejt ofertës së duhur mund të largohet nga skuadra.

Për më tepër “të kuqtë” kanë hedhur poshtë idenë e huazimit dhe do të pranojnë vetëm shitjen përfundimtare të tij për 35 milionë euro.

Daniel Sturridge applauds

Southampton dhe West Ham janë lakuar se kanë shfaqur interesimin e tyre por ish-sulmuesin e Chelsea, që ka luajtur shumë pak sivjet. Sturridge nuk luan që nga 6 dhjetori kundër Spartak Moskës në Champions League.

Gjatë gjithë këtij sezoni ai ka luajtur në pesë ndeshje pasi Klopp ka besuar gjithçka te Roberto Firmino për rolin e qendërsulmuesit. Por jo vetëm kaq, edhe 20-vjeçari Dominic Solanke është preferuar para tij.

Sturridge ka shënuar 63 gola në 133 ndeshje për Liverpool, që kur u ble nga Chelsea për 16 milionë euro, para pesë vitesh.

Related posts

Fitimtarë edhe në Amerikë, ekipi i shqiptarëve i mahnit të gjithë me rekord fitoresh

Sadik.Autor

DY YJET E SPORTIT BËHEN BASHKË/ Tenisti Gjokovic sfidon Ronaldon për goditjen me kokë “fluturimthi” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ ROMA ofron 40 milionë euro për lojtarin më të SHPEJTË NË BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment