Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Inter, Mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Është duke u luajtur në këto momente, në Kinë ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Interit, e vlefshme për “Internacional Champions Cup”.

Kur bëhet fjalë për Juventus-Inter, qoftë ajo ndeshje miqësore apo zyrtare interesimi është gjthmonë shumë i madh.

Të dyja skuadrat me trajnerë të rinj dhe mentalitete të ndryshme do të zbresin në fushë, për të na dhënë një shije të parë, të asaj që na pret në Seria A, sezonin në vijm.

Sarri ka zgjedhur të hedhë në fushë që nga minuta e parë De Ligt dhe Rabiot, gjithashtu në sulm ka lënë Higuainin.

Ndërsa Konte nga ana e vet, në majën e sulmit ka lënë dyshen Perisiç-Espozito.

LIVE| JUVENTUS- INTER 0-1
( De Ligt (au) 10′)

10′ Interi kalon në avantazh. Matajs De Ligt, shënon në portën e vet, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga zikaltrit. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Shezni, Kanselo. Bonuçi, De Ligt, De Shiljo, Rabiot, Matuidi, Pjaniç, Ronaldo, Higuain, Bernadeski. Trajner: Sarri

Inter: Handanoviç, D’Ambrozio, De Vrij, Shkrinjar, Dalbert, Galjardini, Brozoviç, Sensi, Kandreva, Perisç, Esposito. Trajner: Konte

formacionte

Related posts

55 VJETORI I LINDJES/ Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Gjeni i futbollit tonë… (FOTO)

Delo.autor

Jordi Alba: Dua që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet

Sadik.Autor

E MREKULLUESHME/ Një tjetër stadium me drita në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

Leave a Comment