Futboll Sport

IU VETOFRUA MILANIT/ Kuqezinjtë mendojnë për rikthimin e… Patos

Alesandre Pato pak ditë më parë ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u rikthyer te Milani.

Tashmë në moshën 32-vjeçare ai mendon se e ka përvojën e duhur për të bërë te Milani një detyrë të ngjashme me atë të Kjaerit apo Zhirusë.

Klubi kuqezi nuk ka mbetur indiferent ndaj këtyre deklaratave dhe me sa duket mund ta përfshijë sulmuesin në skuadrën e sezonit të ardhshëm, sidomos nëse mjekët e klubit japin garanci për muskujt e Patos që ngaherë i kanë ndërprerë karrierën.

Miqësia me Ibrën dhe Maldinin mund të ndikojë në këtë operacion merkatoje.

“Maldini është një garanci dhe e di se çfarë është duke bërë.

Unë pata fat sepse luajta në një ekip kampionësh. Skuadra aktuale duhet të rritet ende, por ka një të ardhme sepse drejtuesit po ndërtojnë mirë. Ibra ndërkohë është thelbësor sepse ka zjarr brenda.

Ai motivon shokët e tij dhe të gjithë kanë frikë prej tij. Te Milani ynë vetëm Onievu pati kurajë ta sfidonte, por për të ardhmen vetëm trupi i tij mund t’i japë përgjigje”, tha Pato pak ditë më parë.

Related posts

NGA DIEGO GODIN TEK MATTHIJS DE LIGT/ Bëhuni gati për një Serie A spektakolare (FOTO)

Delo.autor

Reus ndihet i lodhur: Nuk vazhdohet më kështu…

Sadik.Autor

KATASTROFË PËR PSG-NË/ Mësohet shkalla e dëmtimit të Cavanit, ja sa do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment