Futboll Sport

LIVE/ Juventus-Inter mbyllet në paqe, loja shkon drejt penalltive

Është mbyllur në barazim 1-1, koha e rregullt e miqësores mes Juventusit dhe Interit, e vlefshme për “International Champions Cup”.

Konte dhe Sarri kishin mundësinë të provonin skema të reja dhe të vendosnin në zbatim idetë e tyre.

Interi kaloi e para në avantazh, me anë të autogolit të De Ligt, i cili pas një goditje këndi, ka qenë i pafat dhe ka devijuar topin në portën e vet.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Interit, ndërsa e dyta nisi me Juventusin më kërkues. Në minutën e 68-të, Ronaldo gjën golin e barazimit, pas një goditje dënimi, të cilën e fitoi vet portugezi. Padyshim lojtari bardhezi ishte me fat, pasi topi devioi në mur.

Pjesa e mbetur e lojës nuk solli ndonjë ndryshim në rezultat dhe miqësorja e luskit u mbyll pa fitues.

Penalltitë do të vendosin fituesin.

JUVENTUS- INTER 1-1

( Ronaldo 68’/ De Ligt (au) 10′)

68′ Juventusi barazon me Ronaldon, nga një goditje dënimi me pak fat. Topi ka devijuar në mur dhe portieri e kishte të pamunudr të reagonte.

10′ Interi kalon në avantazh. Matajs De Ligt, shënon në portën e vet, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga zikaltrit. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Shezni, Kanselo. Bonuçi, De Ligt, De Shiljo, Rabiot, Matuidi, Pjaniç, Ronaldo, Higuain, Bernadeski. Trajner: Sarri

Inter: Handanoviç, D’Ambrozio, De Vrij, Shkrinjar, Dalbert, Galjardini, Brozoviç, Sensi, Kandreva, Perisç, Esposito. Trajner: Konte

formacionte

Related posts

SHËNOI 3 GOLA PËR 7 MINUTA/ Bale: Ja kur e kuptova se u bëra futbollist i madh

Isa.Autor

REKORD NEGATIV TEK MILANI/ Gattuso: Kam besimin e drejtuesve, dua të…

Delo.autor

Bottas: Më mungon fitorja, në Formula 1 gjithçka është e mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment