Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Juventus mposht “Zikaltërit” në penallti (FOTO)

U luajt në Kinë ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Interit, e vlefshme për “Internacional Champions Cup”.

Juventusi fitoi falë penalltive, ku Buffon u tregua hero, duke pritur 3 gjuajtje të zikaltërve.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ku u shënua nga një gol për secilën pjesë loje.

Në minutën e 10-të, nga një goditje këndi, blerja e bujshme e Juventusit, Matthijs De Ligt, shkakton autogol.

Interi e mbylli pjesën e parë 1-0, por Ronaldo në minutën e 68-të nga një goditje dënimi, me topin që devijohet dhe përfundon në rrjetë, barazon shifrat, 1-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe u deshën gjuajtjet e 11-metërshave për të shpallur fituesin.

Bardhezinjtë arritën të realizonin  4 herë nga 6 gjuajtje, kundrejt 3 të zikaltërve po nga 6 gjuajtje, duke fituar testin me rivalin për titull në Serie A.

Related posts

DERBI/ ATMOSFERË SPEKTAKOLARE: Tifozeritë i drejtohen stadiumit “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Isa.Autor

“ERDHËN GJERMANËT”/ Ja si tifozët e Frankfurtit pushtojnë Romën… (VIDEO)

Isa.Autor

Baseli eliminohet me nder, Manchester City lëshon në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment