Futboll Seria A Sport

YLLI I MILANIT LARGOHET NGA GRUMBULLIMI/ Cutrone arrin akordin me klubin e Premier…

Patrik Kutrone, sulmuesi i Milanit ka braktisur grumbullimin e skuadrës në Boston, për t’u kthyer në Itali dhe për të nënshkruar në Premier Ligë, me Ulverhemptonin.

Siç raporton “Sport Mediaset”, 21-vjeçari është menduar dhe më në fund i ka thënë “po” skuadrës angleze. Në arkat e kuqezinjve duhet të futen 18 milionë euro, plus bonuset të cilat do të vendosen, në vazhdim.

Për Kutronen është një lamtumirë pas 12 vitesh si pjesë e skuadrës së Milanit. 21-vjeçari ka qenë një nga lojtarët me më shumë grintë te Milani sezonet e fundit, por me ardhjen e Piontekut, hapësirat për të u minimizuan dhe ai po detyrohet të largohet.

Related posts

“MË SOSET DURIMI NË MËNYRË TË PASHEMBULLT”/ Rrëfehet Edi Reja: Roshi problematik, ma heq trurin kur…

Delo.autor

ÇMIMET E CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Tragjedia në Leister, policia konfirmon të pesta viktimat e aksidentit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment