Futboll

Botërori Rusi 2018/ Lajm i keq vjen nga legjenda Pele

Ikona e futbollit brazilian Pele mund të mos jetë i pranishëm në Kupën e Botës Rusi 2018mpër shkak të problemeve të vazhdueshme me shëndetin. Një shqetësim i fundit e pengoi atë që të prezantonte “Campeonato Carioca” të hënën e shkuar.  Fituesi 3 herë i Kupës së Botës, ambasadori i përvitshëm i kampionatit të futbollit të Rios de Zhaneiros, nuk mundi që t’ia jepte trofeun fituesve të Botafogo-s.

Edhe pse ai udhëtoi ën Rusi në dhjetor për të marrë pjesë në shortin final, ai rrezikon seriozisht që të mos jetë i pranishëm në këtë event. Pas shortit, ai tha se shpresonte të vizitonte Rusinë gjatë zhvillimit të Kupës së Botës dhe të mbështeste Brazilin nëse ishte mirë me shëndet.

Problemet e Pele-së datojnë që nga vitit 2012, ku ai iu nënshtrua një operacioni për shkak të komplikacioneve në gjymtyrë. Në janar u dërgua në spital, pasi humbi ndjenjat si pasojë e lodhjes. Për shkak të moshës së tij, Pele ka anuluar pjesëmarrjen në shumë vente.

Tani ai do të ketë një detyrë të vështirë që të mund të jetë i shëndetshëm mjaftueshëm sa të udhëtojë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Në sfidën e parë të kompeticionit, Rusia do të përballet me Arabinë Saudite më 14 qershor në stadiumin “Luzhniki”.

Related posts

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

Delo.autor

Pas Champions një tjetër goditje për Bayernin, këtë herë nga Arsenali

Sadik.Autor

DHIMBJE TË FORTA NË GJOKS/ Iker Kasijas shtrohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Leave a Comment