Futboll La Liga Sport

U TURPËRUA NDAJ ATLETICOS/ Mediat spanjolle zbulojnë përgatitjen amatore të “Los Blancos” (VIDEO)

Real Madrid u mund me rezultatin 3-7 nga Atkletiko Madridi në një ndeshje të vlefshme për turneun “International Champions Cup”. Të besuarit e Simeones, duket se e morën shumë seriozisht këtë takim, ndryshe nga ata të Zidan  që hynë në fushë për një ndeshje, ‘më pak’ se miqësore.

Prestigjiozja “AS” ka publikuar një video nga nxehmja që dy skuadrat kanë bërë në fillim të takimit, aty ku shihet qartë se lojtarët e Real Madridin nuk kishin në mendje të ishin seriozë. Në vend të nxehmjes normale, futbollistët bënin shaka me njëri-tjetrin dhe luanin me top.

Nga ana tjetër Atletiko përgatitej si për një finale, me skuadrën të organizuar mjaft mirë dhe të ndihmuar nga pjesëtarët e stafit teknik. Përgatitja para ndeshjes, u pa edhe në fushë, aty ku Atletiko shkatërroi Realin me rezultatin 7-3, ku 4 gola i shënoi Diego Kosta.

Related posts

“BOMBA” NGA ANGLIA/ Si dështuan diskutimet mes Conte-s dhe Tottenham

Delo.autor

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni kur humbim, mos na doni edhe kur fitojmë

Delo.autor

Arsenali ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Milanit.

Q.Autor

Leave a Comment