Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia firmos një mbrojtës nga Maqedonia…

Klubi i Vllaznisë ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër, mbrojtësin 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Filip Gligorov, i cili vjen nga skuadra rumune e Dunarea Kalarasi, ku ka luajtur sezonin e fundit.

Gligorov është rritur te të rinjtë e Rabotnickit, teksa përveç kësaj skuadre, ka luajtur edhe me ekipe të tjera maqedonase, si Shkupi, Sileksi, etj., ndërsa ka edhe një eksperiencë në Bosnjë me Olimpik Sarajevo.

Futbollisti është përzgjedhur nga trajneri Mirsad Jonuz dhe ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin shkodran, me opsion zgjatjeje nëse skuadra siguron pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Përveç mbrojtësit Gligorov, klubi kuqeblu ka arritur marrëveshjen edhe me mesfushorin Behar Ramadani, i cili ka dalë të stërvitet nën urdhrat e Mirsad Jonuz, ndërsa në fillim të javës pritet të firmosë kontratën me shkodranët.

Related posts

Personat më të pasur në SHBA/ Pronari i MILANIT ia kalon edhe Donald TRUMPIT

Isa.Autor

SKANDALI/ Zidane nuk duron më, ripërsëritet historia me Hazard

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Neuer: Epoka Low? Ai është një njeri i madh dhe një trajner që…

Delo.autor

Leave a Comment