Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Poa luhet ndeshja miqësore Milan-benfica, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Milani luan mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë në International Champions Cup, përballë Benfikës, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tekniku Xhampaolo, në formacionin titullar të zgjedhur ndaj portugezëve, nuk ka aktivizuar asnjë nga blerjet e reja të verës, si Striniç apo Kruniç, ndërkohë që vija e parë e sulmit përbëhet nga Suso, Kastijeho dhe Piontek.

Kujtojmë që ndeshjen e parë ndaj Bajernit të Mynihut në këtë turne miqësor, Milani u mund me shifrat e ngushta 1-0.

MBYLLET PJESA E PARË

LIVE | Milan-Benfika 0-0

22’ Milani shfaqet rrezikshëm te porta e Benfikës. Në dy raste, Borini provon drejt portierit, por ky i fundit ia del të mbajë rrjetën pa tundur në të dyja rastet. Pas goditjes së dytë, Borini shkoi dhe për pak sa nuk u dëmtua tek reklamat anës fushës.

 

FORMACIONET

MILAN (4-3-1-2): G. Donaruma; Kalabria, Musakio, Romanjoli, R. Rodríguez; Borini, Bilia, Çalhanoglu; Suso; Kastijeho; Piontek. Stol: Reina, A. Donaruma, Konti, Striniç, Gabia, Bonaventura, Kruniç, Breshanini, Mioniç, Kapani, Maldini, Kapone. Trajner: Xhampaolo.

BENFICA (4-2-3-1): Odysseas; Nuno Tavares, Rúben, Ferro, Grimaldo; Fejsa, Gabriel; Pizzi, Rafa, Taarabt; Seferovic. Trajner: Lage.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

RIKTHEHET FINALJA PAS 14 VITESH/ Milani dhe “Të Kuqtë” zbresin në fushë, ja data e ndeshjes

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Reja: Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me agresivitetin e duhur dhe…

Delo.autor

FUTBOLLISTI I TIRANËS GRUMBULLOHET NGA KOSOVA/ Rikthehet ylli Muriqi. Ja lista e lojtarëve për ndeshjet e tetorit

Delo.autor

Leave a Comment