Futboll Sport

Andre SILVA “bën” RONALDON/ Portugalia mposht “fëmijët” e Italisë (VIDEO)

Portugalia ka arritur të mposhtë Italinë me shumë ndryshime në ndeshjen e sotme dhe me një moshë mesatare pak më shumë se 23 vjeç, teksa goli i Andre Silva-s në pjesën e dytë ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Santos. Të dyja përfaqësueset kishin shumë mungesa në radhët e tyre, por gjithsesi vendasit ishin më të organizuar dhe si pasojë kanë kontrolluar lojën shumicën e kohës në Estadio da Luz.

Pas një pjese të parë që foli vetëm për portugezët, goli u shënuar në fillimin e së dytës pas goditjes së bukur të Andre Silva-s i cili mposht ish-shokun e ekipit Donnarumma. Italia nuk reagon dhe vendasit vazhdojnë të rrezikojnë portën e italianëve por nuk tregohen të saktë me disa raste të thjeshta për të shndërruar në gol. Gjithsesi Portugalia ka marrë tre pikët e para në grupin 3 të League A.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Mali i Zi ka mposhtur pa shumë probleme Lituaninë me rezultatin 2-0. Ndërkohë një ndeshje emocionuese në Serbi, teksa vendasit kanë barazuar 2-2 në derbin e Ballkanit me Rumaninë. Suedia dhe Turqia ka qenë një nga ndeshjet më të bukura me ndeshjen që ka përfunduar 2-3 pas dy golave të shënuar në minutat e fundit nga turqit. Andorra dhe Kazakistani kanë marrë nga një pikë në barazimin 1-1 ndërsa edhe Malta me Azerbajxhanin kanë barazuar 1-1.

Related posts

LAMTUMIRA E PARATICI-T/ Juventus gati të largojë edhe Ronaldon, CR7 lëshon tjetër mesazh… në kohën e shkuar

Delo.autor

DUARTROKET VENDIMIN E DOUGLAS COSTA/ Legjenda braziliane: Më mirë që iku nga Juventus

Delo.autor

Nebil Fekir qëndron në Lyon, francezët “ndryshojnë” mendje në moment të fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment